LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Real Madridit, Butragueno pas shortit me Liverpoolin: Dy skuadra historike, por ne jemi gati

Drejtori i Real Madridit, Butragueno pas shortit me Liverpoolin: Dy skuadra historike, por ne jemi gati

Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Emilio Butragueno ka folur pas hedhjes së shortit për çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Mbretërit do të luajnë ndaj Liverpoolit.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot (e premte) shorti për çiftet çerekfinale, ku fati deshi që dy rivalë të vjetër si Reali dhe Liverpooli të luajnë mes vete.

Pas shortit kanë folur nga tabori i Los Blancos, ku Butragueno ka vlerësim maksimal për anglezët e Liverpoolit.


“Ne jemi dy skuadra historike që kemi luajtur një rol vendimtar në rritjen e kësaj gare. Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme për t’u parë”, ka thënë fillimisht Butragueno.

“Ne jemi përballë një skuadre vërtet të vështirë pavarësisht faktit që ata kanë disa lojtarë të rëndësishëm jashtë shkaku i lëndimeve”.

“Ata janë një grup vërtet i mirë lojtarësh që luajnë me intensitet dhe kanë disa armë shumë të rrezikshme. Liverpooli është një ekip i shkëlqyeshëm, një ekip i jashtëzakonshëm me kaq shumë virtyte. Ata luajnë me intensitet të madh, kanë një trajner të shkëlqyeshëm, kanë lojtarë shumë të rrezikshëm përpara”.

“Ne do të duhet të jemi në të mirën tonë. Lojtarët tanë kanë një përvojë të pasur në këto lojëra dhe ne jemi gati për të”, përfundoi drejtori dhe legjenda e Realit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori