LAJMI I FUNDIT:

Drejtori punësoi 850 familjarë e miq

Drejtori punësoi 850 familjarë e miq

Kohë më parë në Romë filluan hetimet pas dyshimeve se në një kompani të trafikut urban ishin punësuar 850 anëtarë të familjes dhe miq të ish drejtorit. Ndër të punësuarit gjendej edhe një striptizere atraktive.

Kryetari i Romës, Gianni Alemanno, urdhëroi fillimin e hetimeve pas publikimit të lajmit se në kompaninë e trafikut urban punojnë vëllezër, motra, kushërinj dhe miq të ish drejtorit, Adalbert Bertucci.

Vendin e asistentes administrative në kompani e fitoi striptizerja atraktive Giulia Pellegrino, e cila me gjysmë orari punon edhe si udhëheqëse televizive në një TV lokale.

Në pyetjen se a ka përvoje për punën që momentalisht është duke e bërë, Pellegrino u përgjigj: “Nuk kam, por kam diplomë. Pse a duhet të jesh e kualifikuar për sekretareshë a?”.


Pellegrino është vetëm njëra prej 850 të punësuarve, të cilët u punësuan në kompaninë “ATAC” në dy vitet e fundit dhe punëtorët, përveç lidhjeve familjare nuk kanë kurrfarë kualifikimi për punë. Ish drejtori Bertucci mohoi këto informata duke thënë se janë të pasakta, shkruan Telegraph. /Telegrafi/