LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i përgjithshëm i KFC Maqedoni tregon planet për të ardhmen: Vitin e ardhshëm do të zgjerohemi me tre restorante

Drejtori i përgjithshëm i KFC Maqedoni tregon planet për të ardhmen: Vitin e ardhshëm do të zgjerohemi me tre restorante

Drejtori i përgjithshëm i KFC Maqedoni, Florent Ibraimi është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për brendin e KFC-së, planet për të ardhmen, si dhe ekonominë e vendit në përgjithësi. Florenti i cili me profesion është financier, tha se në karrierën e tij ka punuar edhe në Maqedoni edhe jashtë vendit.

Duke folur për restorantet e KFC-së në Maqedoni, ai tregoi se për momentin janë gjashtë të tilla, ndërsa planet janë që deri në qershor të vitit të ardhshëm të shtohen edhe tre të tjerë.


“Në Maqedoni kemi 6 restorante, pesë në Shkup dhe një në Tetovë. Besoj që do të rritemi, kemi plane afatmesme dhe afatgjata. Deri në qershorin e vitit të ardhshëm planifikojmë edhe tre restorante, një në Strugë, një në Strumicë dhe një në Gjevgjeli. Hierarkia në KFC është si vijon: kemi punëtorët, pastaj vijnë shift liderët, asistentët, menaxherët gjeneral dhe menaxherët gjeneralë të restorantit”.

“Të gjithë i raportojnë zyrës kryesore e cila përbëhet prej operations, sektori i marketingut, financave, HR dhe në fund vjen drejtori ose menaxheri gjeneral. Ne jemi franshisë dhe e kemi strukturën e njëjtë si ajo në SHBA. Komplet mënyra e funksionimit është e njëjtë si në Japoni si në Maqedoni, ose në vendet tjera”.

“Jemi të njohur për cilësinë e ushqimit dhe shpejtësinë e shërbimit. Këto janë për ata që njihemi. Kam shumë gjëra për të cilat jam krenar, por do të veçoja krenarinë që e kam për punëtorët e restorantit. Ata i respektojnë standardet amerikane të funksionimit. Pastërtia, shpejtësia, cilësia janë barë e të gjithë punëtorëve dhe jemi shumë krenar pasi ata u përmbahen këtyre”, tha mes tjerash Florenti.

E pyetëm nëse kanë probleme me gjetjen e punëtorëve, ai theksoi se ata nuk përballen me këtë problem dhe se çdo herë tentojnë të zgjedhin më të mirët.

Ndërsa në lidhje me dallimet me brendet tjera, Florenti tha se standardi i punës është ajo që i dallon. Kurse sa i përket ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, ai tha se është stabile, por nuk është premtuese.

“Në Maqedoni duhet të kemi parasysh që udhëheqësit e ekonomisë janë ende bankat, në përjashtim të disa kompanive të mëdha. Problemi këtu është që ata janë komerciale klasike, japin kredi, depozitojnë dhe kështu mirëmbahen. Ata janë likuide dhe kanë shumë para, dhe kanë liri për të luajtur me kamatat. Në përgjithësi ekonomia e RMV-së është stabile, por nuk është premtuese. Kam bindje që do të duhet ta heqim denarin dhe ta vendosim euron. Çdo investitor kur dëshiron të investojë pyet se çfarë valute përdorim, ndërsa kjo në shikim të parë nuk është e mirë për investitorët e jashtëm kur e shohin se përdorim denarin, pasi kjo i bënë konfuz”, tha Florenti.

Ndërsa sa i përket të rinjve që merren me biznes, ai i këshilloi që të bëjnë hapa të vogël dhe të jenë të durueshëm.

“Nëse fokusohemi te gjenerata e fundit, mendoj se ideja dhe si ata mendojnë për të ardhmen e tyre, nuk ka asgjë të përbashkët me gjeneratat e mëhershme, psh të prindërve tanë. Idetë e tyre për të ardhmen dhe për të bërit biznes mendoj se i kanë fantastike. Por, do t’i këshilloja që të fillojnë me hapa të vogël dhe të kenë durim, dhe suksesi nuk do të mungojë”, tha Florenti./Telegrafi/

*Ky emision mundësohet nga Porsche, KFC, Neotel, CityFashion, Ujë Rugovë dhe Uniqa.

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori