LAJMI I FUNDIT:

Drejtori për Zhvillim i Drenasit që është këngëtar (Foto)

Drejtori për Zhvillim i Drenasit që është këngëtar (Foto)

Skender Hasi udhëheq Drejtoratin për Zhvillim të Komunës së Drenasit, ndonëse karrierë ka bërë në muzikë.

Bazuar në përvojën e tij, e cila është e publikuar në ueb faqen e Komunës së Drenasit, Hasi ka 8 albume të realizuara me këngë epike dhe lirike, shkruan portali “Zeri.info”.


Megjithatë, Hasi ka përgjegjësi të mëdha për zhvillimin ekonomik të Komunës së Drenasit.

Ai udhëheq drejtoratin që mbanë evidencën për tokat bujqësore, jep pëlqimet për rikultivimin e tokës bujqësore, koordinon punët dhe bashkëvepron me OJQ -të që i përkrahin aktivitetet bujqësore, ofron trajnime përkatëse në lëmin e bujqësisë, mbron tokën bujqësore prej sëmundjeve të ndryshme, bën përkrahjen e politikave zhvillimore të bujqësisë, bën mbrojtjen e resurseve natyrore duke përfshirë pyjet, rërën dhe aktivitetet për thyerjen e gurëve (gurëthyesve), si dhe merr masa adekuate rreth ruajtjes së tokës bujqësore nga ndërrimi i destinimit të saj, harton plane për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës, harton plane për zhvillimin e industrisë dhe zejtarisë, harton planin për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda komunës, krijon kushte të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke lëshuar leje konform dispozitave ligjore dhe bënë punë të tjera që i cakton kryetari i Komunës. /Zeri/

d111