LAJMI I FUNDIT:

FMN takon përfaqësuesit e odave ekonomike, bisedojnë për problemet e bizneseve

FMN takon përfaqësuesit e odave ekonomike, bisedojnë për problemet e bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka pritur sot drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li me të cilin ka biseduar për sfidat e biznesit në vend si dhe për mundësitë e FMN-së që të ndihmojë sektorin e biznesit.

Rafuna në takim ka folur për të arriturat e bizneseve kosovare, përkundër sfidave të mëdha nëpër të cilat kanë kaluar, si dhe për mundësitë që ofron Kosova.

“Bizneset e Kosovës janë kalitur në sfidat më të mëdha prandaj sot kanë fleksibilitetin dhe aftësinë për t’u përshtatur e për t’u zhvilluar”, ka thënë Rafuna dhe ka shtuar se “kjo e bën Kosovën vend të përshtatshëm edhe për investime të huaja, pasi sektori i biznesit në Kosovë është dëshmuar se ka qëndrueshmëri”.


Në takim është biseduar për sfidat me të cilat përballen bizneset, me theks të veçantë tek vështirësitë me të cilat pritet të përballen këtë dimër bizneset në Kosovë por edhe më gjerë, si dhe u bisedua për mundësitë e FMN-së për asistencë për biznesin.

Në takim u bisedua edhe për sektorin e financave në Kosovë, që u cilësua si një tregim suksesi.

Kryetari Rafuna kërkoi edhe asistencë teknike për Odën Ekonomike të Kosovës.

“Kjo do të përkthehej një asistencë për bizneset kosovare”, shtoi Rafuna.

Ai ka nënvizuar edhe nevojën për të thelluar partneritetin me institucionet e vendit me qëllim të kontributit në zhvillimin e vendit.

Li shprehu përkrahjen e FMN-së për proceset që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Delegacioni i FMN-së përbëhej edhe nga përfaqësuesja Rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Përgjegjëse për Zyrën për Kosovë, Stephanie Elbe, shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella nga Zyrtari i Departamentit për Komunikim, David Sharrock dhe ekonomisti nga Zyra e përfaqësuesit të përhershëm në Kosovë, Selim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori