Drejtori i Bordit në Telekom, Fidel Krasniqi në dhjetor të vitit të kaluar ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si drejtor.
Krasniqi dorëheqjen e tij ia kishte dërguar kryeministrit Haradinaj më 7 dhjetor 2018, ndërsa sonte e ka bërë publike në llogarinë e tij Facebook.
Në dorëheqjen e tij dërguar kryeministrit, Krasniqi kishte kërkuar që ta lironte nga detyra e drejtorit të bordit të Telekomit.
“Telekomi po kalon nëpër sfida të rënda dhe të mëdha por që me një menaxhim konform praktikave të mira të qeverisjes koperative dhe planeve strategjike Telekomin mund ta shpien në një rrugë progresive pozitive duke ofruar shërbime cilësore dhe në të njëjtën kohë duke qenë sërish lider në ofrimin e shërbimeve telekomanduese.
Bazuar në nevojën më të madhe që Telekomi e ka në fushën e menaxhimit dhe në pamundësi që unë të jap kontribut më të madh nga pozita ku ndodhem, shoh të arsyeshëm që unë sot të kërkoi nga Ju të më lironi nga pozita e emëruar Drejtor i Bordi i Telekomit Kosovës”, kishte shkruar ai.
Dorëheqja e Fidel Krasniqit, të cilën ia ka ofruar kryeministrit Haradinaj, më 7 dhjetor 2018
Ndërsa sonte në rrjetin social facebook, Krasniqi ka shkruar se ka se akti me njerzor tani që mund ta bëjë bordi i Telekomit është doreheqja e parevokueshme e tyre.
“Si kërkese morale drejtuar ish kolegeve te mij dhe si ish anëtar i bordit dhe më i miri i vlerësuar nga vendorët dhe ndërkombtarët dhash dorëheqje nga pozita, (edhe pse sipas rezultateve dhe përvojes me takonte që udhëheqësha bordin), heret pa pas ndonjë akuzë kur pash që gjerat nuk po lëvizin në vijën e duhur.
Qasja komplet joprofesionale pothuajse e shumicës së anëtarëve bordit po e humb edhe më shumë toruan e tyre edhe pse medoj ende që ndonjëri aty mund jetë tepër profesional.
Akti më njerzor tani që mund ta bëjë bordi i Telekomit është dorëheqja e parevokueshme e tyre. Mos i merrni në qafë 2300 apo 2600 – familjet e vendit ku shumica e tyre nuk kanë ka t’i mbajnë”, ka shkruar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze