Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, ky i fundit ka dorëzuar ankesë të premten në Gjykatën e Apelit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Ramë Gashi. Lavdim Krasniqi akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas tij, përmes ankesës është kërkuar që të ndërpritet paraburgimi dhe që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri apo zëvendësimin e masës me ndonjë masë më të butë.
“Është dorëzuar ankesa në afatet e përcaktuara, tash të shohim Gjykata vendos. Kjo ankesë është dorëzuar të premten. Nuk është arsyetuar dyshimi i bazuar mirë për veprën penale siç përcaktohet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë avokati Gashi.
Ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak për klienten e tij, me inicialet M.B e ka kërkuar edhe avokati Fatlum Podvorica.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kanë parashtruar ankesë ndaj aktvendimit mbi caktimin e masës së arrestit shtëpiak si dhe janë në pritje për vendimin e Gjykatës të Apelit.
“Ne kemi parashtruar ankesë ndaj aktvendimit mbi caktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe jemi duke pritur për vendosje nga ana e Gjykatës të Apelit sipas ankesë tonë”, ka thënë avokati Fatlum Podvorica.
Edhe mbrojtësi i të dyshuarit A.K, avokati Miftar Qelaj, për Telegrafin tha se ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit për të mbrojturin e tij, duke kërkuar ndërprerjen e paraburgimit, caktimin e mbrojtjes në liri apo zëvendësimin e saj me masë më të butë.
“Kjo për shkak se gjykata masën e paraburgimit e ka vendosur pa bazë dhe masë ligjore, kur ka pas mundësi edhe me masa më të buta. Prokuroria kërkesën e saj e ka mbështetur në dy rrethana për çka ka kërkuar masën e paraburgimit: dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën dhe se i pandehuri mund të ndikoj në prova”, ka thënë ndër të tjera Qelaj.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më datë 3 mars ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për ish-drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, ndërsa për asistentet e tij është tërhequr nga kërkesa për paraburgim duke i caktuar kështu masën e arrestit shtëpiak.
Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vepruar lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K nën dyshimin e kryerjes së disa veprave penale.
“Për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprës penale Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.1 të KPRK-së dhe të pandehurës M.B. për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale, nga neni 377 par 1 lidhur me par 1, nën par 2.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatë.
Tutje, në komunikatë thuhej se Prokurori i shtetit në seancën dëgjimore është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sa i përket të pandehurës M.B. duke propozuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndërsa sa i përket të akuzuarit L.K. ka mbetur pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.
“Të pandehurit L.K., gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.2 pika 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPP-së. Të pandehurës M.B., gjykata i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 183 par 1 pika 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nën paragrafi 1.1, 1.2 pika 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPK-së”, vijon njoftimi.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se këto masa të sigurisë janë masa adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku se po të gjenden në liri mund të ndikojnë në bashkëkryerësin A.K. si dhe në dëshmitarë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit gjendet në liri mund të përsërisin veprat penale apo të ngjashme.
Të pandehurit L.K. dhe M.B. dyshohen nga Prokuroria se në cilësinë e personave zyrtar kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime