Legjenda dhe njëherësh drejtori aktual i Benficas, Luisao ka folur pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshjen me Liverpoolin në cerekfinale.

Në ora 12:00, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazat finale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22.


Benfica në çerekfinale do të ndeshet me Liverpoolin, ndërsa nëse kalojnë tutje do ndeshen me fituesin e përballjes mes Villarrealit dhe Bayern Munichut.

Për takimin ndaj Reds ka folur drejtori i Benficas, Luisao, i cili e ka cilësuar si të vështirë, pasi sipas tij Liverpooli ka një skuadër shumë të fortë.

“Ishte një short i vështirë, sfidues për ne”, ka thënë fillimisht Luisao pas hedhjes së shortit.

“Në vitin 2006, ne u përballëm me Liverpoolin dhe ata ishin fituesit e asaj kohe, dhe ne kaluam tutje”.

“Liverpooli është një skuadër shumë e fortë, ka lojtarë të nivelit të lartë, edhe në mbrojtje, por aty ku janë më të fortë është sulmi”, përfundoi drejtori i Benficas. /Telegrafi/

telegrafi sport app