Në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, sot është protestuar edhe në Londër.

Komuniteti shqiptar sot ka protestuar para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e Astritit tre vite më parë në burgun e Prizrenit.

Aktiviteti protestues është organizuar nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Londër, raporton Albuktv.

Sot janë bë tre vite nga vdekja në rrethana ende të pasqaruara të aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, ku po mbahej si i dyshuar për sul ndaj Kuvendit të Kosovës.

Një marsh protestues sot është mbajtur edhe në Prishtinë, ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për Astritin.