LAJMI I FUNDIT:

Drecun: Deklarata e ambasadorit norvegjez lidhur me Kosovën Lindore shkel intgritetin territorial të Serbisë

Drecun: Deklarata e ambasadorit norvegjez lidhur me Kosovën Lindore shkel intgritetin territorial të Serbisë

Mediat serbe shkruajnë se ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, ka rrezikuar sot marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Norvegjisë, kur thotë se ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë” nuk duhet të habitën kur kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, Preshevën dhe Bujanocin i quan Kosovë Lindore.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, i cili sipas mediave në Beograd, ka thënë se Serbia është anëtare e OKB-së dhe se kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht, dhe se “në këtë mënyrë ambasadori i Norvegjisë ka shkelur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.


Drecun ia kujtoi diplomatit norvegjez se cila është puna e ambasadorëve.

“Puna e ambasadorit është të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendin, i cili i ofron mikpritje dhe të mos shkelin integritetin e tij territorial dhe sovranitetin. Ai nuk e njeh mirë situatën”, thotë Drecun, përcjell Telegrafi.

Ambasadori norvegjez në Beograd: Ata që thonë "Kosova është Serbi", mos të befasohen kur ua përmendin Kosovën Lindore
Lexo po ashtu Ambasadori norvegjez në Beograd: Ata që thonë "Kosova është Serbi", mos të befasohen kur ua përmendin Kosovën Lindore

Më teja ai ka shtuar se “Serbia është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht dhe  sipas Rezolutës 12 44 Kosova është pjesë e Serbisë dhe një provokim dhe gabim të tillë politik, nuk e presim nga ndonjë ambasador, sepse deklarata e tij është e drejtuar kundër interesave të Serbisë, pra, një vendi që është nikoqir i tij këtu. Kurse çfarë është kontributi i Norvegjisë për shpërbërjen e Serbisë përmes ‘shkëputjes’ së Kosovës, këtë doshta ai mund ta tregojë”.

Drecun shtoi se “Kosova gjithmonë do të jetë Serbia për ne, dhe kjo është për shumicën e njerëzimit dhe për OKB-në”.

Sipas tij, “këtu bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë dhe ambasadorit të Norvegjisë duhet t’i tërhiqet vërejtja se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe nuk janë në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira në mes të Serbisë dhe Norvegjisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori