LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori norvegjez në Beograd: Ata që thonë “Kosova është Serbi”, mos të befasohen kur ua përmendin Kosovën Lindore

Ambasadori norvegjez në Beograd: Ata që thonë “Kosova është Serbi”, mos të befasohen kur ua përmendin Kosovën Lindore

Ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ai Preshevën dhe Bujanocin i ka quajtur Kosovë Lindore, ka thënë se deklarata të tilla nuk janë të dobishme, por ka paralajmëruar edhe ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë”.

Diplomati norvegjez në Bograd, në një intervistë për “Blic”, ka thënë se ata të cilët flasin për Kosovën si pjesë integrale e Serbisë, si dhe për atë se pjesë e marrëveshjes për normalizim duhet të jetë edhe “rregullimin” e kufijve, nuk duhet të befasohen kur pjesë të tjera të Serbisë i  quajnë Kosovën Lindore, përcjell Telegrafi.


Duke komentuar pohimin e Haradinajt se jeta në Kosovë është plotësisht i sigurt për serbët, ambasadori norvegjez tha se krimet mund të ndodhin kudo dhe kundër çdokujt, por beson se për serbët jeta në Kosovë është e sigurt.

“Dëgjoj se njerëzit flasin për rreziqet gjatë vizitës në Kosovë. Unë e kam vizituar disa herë Kosovën, kam udhëtuar me targa të Beogradit pa asnjë incident”, thotë Bjernstad.

Ai shton se nuk e mohon se incidentet ndodhin, por beson se ata që nuk e kanë vizituar Kosovën e ekzagjerojnë rrezikun. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori