Mediat serbe shkruajnë se ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, ka rrezikuar sot marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Norvegjisë, kur thotë se ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë” nuk duhet të habitën kur kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, Preshevën dhe Bujanocin i quan Kosovë Lindore.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, i cili sipas mediave në Beograd, ka thënë se Serbia është anëtare e OKB-së dhe se kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht, dhe se “në këtë mënyrë ambasadori i Norvegjisë ka shkelur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.
Drecun ia kujtoi diplomatit norvegjez se cila është puna e ambasadorëve.
“Puna e ambasadorit është të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendin, i cili i ofron mikpritje dhe të mos shkelin integritetin e tij territorial dhe sovranitetin. Ai nuk e njeh mirë situatën”, thotë Drecun, përcjell Telegrafi.
Më teja ai ka shtuar se “Serbia është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht dhe sipas Rezolutës 12 44 Kosova është pjesë e Serbisë dhe një provokim dhe gabim të tillë politik, nuk e presim nga ndonjë ambasador, sepse deklarata e tij është e drejtuar kundër interesave të Serbisë, pra, një vendi që është nikoqir i tij këtu. Kurse çfarë është kontributi i Norvegjisë për shpërbërjen e Serbisë përmes ‘shkëputjes’ së Kosovës, këtë doshta ai mund ta tregojë”.
Drecun shtoi se “Kosova gjithmonë do të jetë Serbia për ne, dhe kjo është për shumicën e njerëzimit dhe për OKB-në”.
Sipas tij, “këtu bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë dhe ambasadorit të Norvegjisë duhet t’i tërhiqet vërejtja se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe nuk janë në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira në mes të Serbisë dhe Norvegjisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze