LAJMI I FUNDIT:

Drecun: Brukseli reagoi fuqishëm ndaj Prishtinës

Drecun: Brukseli reagoi fuqishëm ndaj Prishtinës

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar se Prishtina më vonë, për arsye politike, u përpoq për të ndryshuar marrëveshjen e arritur në telekomunikacion, por Brukseli e ka bërë të qartë dhe ka reaguar fuqishëm ndaj Prishtinës lidhur me atë se “ujditë për të cilat është rënë dakord nuk mund të ndryshohen”.

Drecun ka thënë për RTS se është mirë që Brukselit i është dashur ta konfirmojë qëndrimin se marrëveshja për telekomunikacion nuk mund të ndryshohet, dhe se Beogradi pret që edhe në çështje të tjera, sidomos kur është fjala për të Asociacionin e Komunave Serbe  në Bruksel të ketë një qëndrim të tillë, përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij, pala e Prishtinës nuk do ta paraqes marrëveshjen për telekomunikacionin si thelbësore për cilësinë e jetës për të gjithë në Kosovë, por kjo paraqitet si një çështje politike.


Drecun ka potencuar më tutje se “Prishtina po do që të sfidojë edhe çështjen e aseteve të Telekomit dhe marrjen e kodit telefonik.

Ai theksoi se Prishtina nuk ka marrë kodin telefonik dhe sipas tij janë “gabim ata që duan ta paraqesin marrëveshjen për telekomunikacionin si një hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori