Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha sot se kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, do të marrë kohën e nevojshme prej një viti për tu njohur me procedurat dhe lëndët, që do të thotë se nuk pritet të ngritën aktakuza para skadimit të afatit.
“Nuk ka asnjë dyshim se ai do të fitojë këtë periudhë, që do të thotë se ne do të kemi ngritje të aktakuzave të para, deri në skadimin e kësaj periudhe, pra derisa ai të jetë i gatshëm. Ne nuk e dimë kush do të jetë në ekipin e tij, por ekipi mëparshëm do të vazhdojë të punojë me të, e kjo do të ishte e mirë, sepse ata janë të informuar me të gjithë çështjen”, tha Drecun për televizionin publik serb, RTS, përcjell Telegrafi.
Ai e vlerësoi si të pamundur që presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi t’i shmanget ngritjes së aktakuzës.
“Duke pasur parasysh se Dick Marty ka identifikuar organizatë kriminale ‘Grupin e Drenicës’, të cilën e udhëheq Hashim Thaçi, dhe se do të ngritën aktakuza në bazë të përgjegjësisë komanduese, atëherë është e pamundur që Thaçi mos të gjendet në aktakuzë, përveç nëse do të ketë presion të fortë politik nga ndonjë shtet, që kjo të mos ndodhë”, tha Drecun.
Ai tha se gatishmëria e ish-kryeprokurorit David Schwendiman ishte e qartë dhe se “ai nuk ka dashur të bëjë lëshime dhe kjo ndoshta ishte arsyeja pse ai shkoi nga ajo detyrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel