Dreame ka përgatitur telefona luksozë me vlerë deri në 15 mijë dollarë
Hyrja e kompanisë Dreame në tregun e telefonave të mençur ishte paksa një surprizë, ndërsa tani ka ardhur një edhe më e madhe në formën e një serie telefonash inteligjentë luksozë, si dhe një serie me kamerë të ndashme dhe sensor prej 1 inçi.
Duke filluar me telefonat që shumica e njerëzve mund t’i përballojnë, ata vijnë me një modul të ndashëm kamere që përmban një sensor prej 1 inçi dhe lidhje Wi-Fi, kështu që mund të funksionojë edhe nga distanca.
Kjo është e ngjashme me kamerat në stilin e objektivit të Sonyt dhe ndryshon nga përpjekjet më të reja për kamera të ndashme, sepse moduli mund të punojë pa kabllo.

Pikërisht kjo ofron fleksibilitet më të madh gjatë kornizimit të xhirimit dhe madje mund të mundësojë regjistrimin e pamjeve A-roll dhe B-roll duke përdorur telefonin.
Ekziston edhe seria luksoze, e cila përmban gurë të çmuar dhe kapak prej ari, dhe prodhohet me teknika tradicionale. Këta telefona do të kushtojnë nga 10 mijë deri në 15 mijë dollarë, në varësi të materialeve të çmuara dhe numrit të elementeve të punuara me dorë.
Një nga modelet madje ka edhe një orë në pjesën e pasme, dhe kjo është vetëm një nga shumë dizajnet e mundshme.
Dreame ka dizajnuar gjithashtu çipin e vet të inteligjencës artificiale të quajtur Chixiao 01, i cili është mjaft mbresëlënës me 200 TOPS fuqi llogaritëse. Për krahasim, Snapdragon X2 Elite arrin 80 TOPS. Ky çip do të përdoret si në serinë luksoze, ashtu edhe në serinë e telefonave me modul kamere. /Telegrafi/




























