LAJMI I FUNDIT:

Drama kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë

Drama kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë

Më 1982, Teatri Popullor i Shqipërisë ngjiti në skenë dramën “Udha e flamurit”, kushtuar shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Autorë të dramës ishin: Ruzhdi Pulaha dhe Mirosh Markaj, regjia nga: Pirro Mani, skenografia: Shaban Hysa, muzika: Sokol Shupo. Në këtë shfaqje kanë luajtur: Edmond Budina (në rolin e Ismail Qemalit), Ahmet Pasha, Zef Bushati, Gjon Karma, Violeta Manushi, Besa Imami, Marika Kallamata, Shkëlqim Basha, Sulejman Pitarka, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Mërkur Bozgo etj.


Vepra u prit mirë nga publiku. Ndërsa kujtimet nga kjo dramë kanë mbetur në këto foto bardhezi.