Një modele në Instagram e ka akuzuar Drake se është bërë paksa pikant gjatë një takimi romantik, i cili dyshohet se ka ndodhur në hotelin e reperit disa javë më parë.

Modelja pretendon se djali i vetëshpallur ‘Certified Lover Boy’ - i lindur Aubrey Drake Graham - shtoi një pako me salcë të nxehtë në një prezervativ të përdorur për të mbytur spermën e tij pasi kishin bërë seks.


Pasi hodhi prezervativin, ajo e nxori atë nga koshi dhe tentoi të mbarset brenda në banjë, duke mos kuptuar se çfarë përmbante.

Screenshot 11 13 Drake (Foto: Instagram)

Gruaja zbuloi akuzat në vlogun “Too Much Hot Tea” duke thënë se pasi bërtiti për shkak të ndjesisë së djegies, Champagne Papi - siç njihet në Instagram - vrapoi në tualet dhe pranoi se kishte derdhur salcë të nxehtë në prezervativ.

Edhe pse është një mënyrë e pazakontë për të parandaluar shtatzëninë, ylli kanadez është ankuar më parë se duhet të bëjë më shumë për të siguruar që femrat të mos mbledhin spermën e tij.

Drake në anën tjetër bëri një postim në Instagram duke adresuar thashethemet teksa shtoi: “Mund të kesh 15 minutat e tua të famës… Unë do t'i marr 23 orë e 45 minuta të tjera”.

Screenshot 12 11 Drake (Foto: Instagram)

Miqtë dhe ndjekësit e tij nxituan të bënin shaka për situatën, me njërin që shkruante thjesht 'salcë' dhe tjetri shtoi, 'Cholula Papi' duke iu referuar një marke salce të nxehtë.

Reperi ndërkohë është baba i një djali që e ndan me piktoren franceze, Sophie Brussaux, 32-vjeçare. /Telegrafi/

Screenshot 13 8 Drake (Foto: Instagram)