Komuna e Dragashit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit.
Ngjarja, e cila është pjesë e projektit InTerDev 2, e financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, do të lansojë Paktin Territorial për Punësim në komunë, si dhe do të formalizojë kontributin financiar të komunës në këtë Pakt.
Aty do të marrin pjesë kryetari i komunës Salim Jenuzi, shefi i administratës/këshilltari i sektorit privat në ambasadën austriake në Prishtinë, z. Arsim Aziri dhe asistent përfaqësuesja e përhershme/kordinatorja e Programit, znj. Valbona Bogujevci.
Paktet Territoriale të Punësimit (PTP) që janë implementuar përmes projektit INTERDEV 1 janë treguar të suksesshme në komunat partnere, duke përmirësuar gjenerimin e të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal, duke përmirësuar udhëheqjen komunale, reagimin ndaj nevojave të komuniteteve të tyre dhe bashkëpunim me sektorin privat dhe shoqërinë civile.
Në këtë fazë, PTP në Dragash do të ndihmojë mbi 200 banorë të kësaj komune që të zhvillojnë aftësi të reja, të gjejnë punë, ose të rrisin prodhimin bujqësor dhe të gjenerojnë më shumë të ardhura financiare për familjet e tyre.
Projekti INTERDEV 2 promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik që të lihen pas me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit