LAJMI I FUNDIT:

Dr. Artan Ahmeti: Ajri i ndotur mund të shkaktojë sëmundje të zemrës me invaliditet dhe vdekshmëri shumë të lartë

Dr. Artan Ahmeti: Ajri i ndotur mund të shkaktojë sëmundje të zemrës me invaliditet dhe vdekshmëri shumë të lartë

Ajri i ndotur bënë dëmtime direkte dhe indirekte në sëmundjet e zemrës

Nga: Behare Bajraktari


Sistemi i zemrës sëmuret nga ajri i ndotur duke zhvilluar sëmundjen më të rëndë cor pulmonare e cila shkakton invaliditet shumë të lartë.

Si shumica e sëmundjeve tjera edhe sëmundjet e zemrës nuk përjashtohen nga ndotja e ambientit, thotë kardiologu Artan Ahmeti. Për fushatën ‘Le të flasim për ajrin’, dr. Ahmeti  thotë se pacientët të cilët kanë sëmundje të zemrës, e sidomos ata me sëmundje kronike të zemrës, duhet të kenë kujdes shumë në ambientet cilat janë të kontaminuara me ajër të ndotur sidomos në vendet të cilat ajri i ndotur është shumë i dominuar.

Dr. Ahmeti tha se edhe në këtë drejtim janë bërë shumë studime dhe se ajri i ndotur bënë dëmtime direkte dhe indirekte në sëmundjet e zemrës.

Sipas mjekut dëmtimet direkte zakonisht lidhen me çrregullimin e ritmit, pra shpesh-herë pacientët të cilët jetojnë në ambiente të kontaminuara, vuajnë shumë prej çrregullimit të ritmit. Kurse pasojat indirekte janë ato të cilat pacientët të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë në ajër të kontaminuar, kanë probleme mushkërore.

Sipas kardiologut, problemet mushkërore pastaj lidhen me problemet e zemrës, siç është e njohur sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, për të cilat një nga shkaktarët është edhe ajri i ndotur.

Për BB Green Kosova kardiologu Ahmeti tha se ajri i ndotur lidhet me sistemin e zemrës dhe zhvillon një sëmundje e cila thirret cor pulmonare, një sëmundje e rëndë që shkakton një invaliditet dhe morbilitet shumë të lartë.

Ndërkaq, sipas Ahmetit, Kosova qëndron keq edhe me statistika: “Nuk kemi një statistikë të mirë të sëmundjeve dhe për këtë arsye nuk dimë saktë edhe sa sëmundje i kemi dhe cilët janë shkaktarët e tyre; për këtë arsye edhe studimet janë të vështira duke pasur parasysh mungesën e statistikave e cila është bazë kryesore për studime.”

– Mirëpo duke pas parasysh se në Kosovë shpesh herë kemi qenë lider të ndotjes së ambientit, sidomos në Prishtinë, atëherë sigurisht nëse bëhet një studim i mirëfilltë do të kemi një lidhshmëri mes ndotjes së ambientit dhe sëmundjeve të zemrës, thotë dr. Ahmeti.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori