LAJMI I FUNDIT:

DPHM paralajmëron ndryshim të madh të motit në Maqedoni

DPHM paralajmëron ndryshim të madh të motit në Maqedoni

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, nesër pasdite na pret një mot shumë i keq. Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, në më tepër vende do të ketë vranësira të paqëndrueshme, shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi, Transmeton Telegrafi Maqedoni.

Do të ketë shtrëngata të fuqishme të shoqëruara me erë të fuqishme, ndërsa do të ketë kushte edhe për shfaqjen e breshrit.


Në pjesët veriore të vendit do të ketë “përmbytje”. Priten të reshura prej 25 litra në metër katror.

Duke e pasur parasysh masën e lagësht, do të ketë edhe rënie të temperaturave, me se na pret edhe një goditje temperature duke ditur që sot Maqedonia është në fazën e verdhë alarmante.

Temperaturat e ditës do të bien për më tepër se 10 gradë celsius, respektivisht do të rrotullohen prej 20 deri në 29 gradë. Stabilizimi i motit pritet pas fundjavës./Telegrafi/.