LAJMI I FUNDIT:

Me doza kanabisi, ekstazi dhe kokainë, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Me doza kanabisi, ekstazi dhe kokainë, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë në zonën e Selitës në Tiranë. Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, të riut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale doza kanabisi, kokaine dhe ekstazi.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 19-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Tiranës.


Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të rrethit të Selitës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje”, njofton policia. /Telegrafi/