Një hulumtim disa mujor i ekipit të Drejtësia në Kosovë, i transmetuar më pas në tri pjesë të ndara në janar të vitit 2019, shfaqi pamjet ekskluzive të lidhjes mes kontrabandistëve dhe zyrtarëve policor në veri të Kosovës për kontrabandë.
Këto lidhje mes kontrabandistëve dhe zyrtarëve policor i kishte deklaruar një person i cili vetë kryente kontrabandë me mallra përmes rrugëve ilegale.
Ai shpjegonte në detaje se si funksiononte zinxhiri, në cilat pika liheshin paratë e deri tek ajo se cilët zyrtarë policor ishin të përfshirë.
Madje skema fuqizohej më shumë kur kontrabandistët e dinin saktësisht se cilët zyrtarë policor ishin në ndërrime të caktuara dhe me cilin do të bisedonin për të mundësuar kontrabandën pa u penguar nga askush përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë.
Të përfshirë në këtë lidhje për bashkëpunim me zyrtarë policor për kontrabandë ishin edhe dy nga 13 serbët e Kosovës, Milan e Milojko Radisavljeviq të cilët janë sanksionuar së fundmi nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në njërën nga emisionet e ‘Drejtësia në Kosovë’, njëri nga kontrabandistët tregonte se ishin disa dyqane ushqimesh e edhe pompa të benzinës ku i linin paratë për zyrtarët policor të cilët lejonin më pas futjen e kamionëve përmes rrugëve ilegale, e të cilët transportonin mall të ndryshëm në mënyrë të paligjshme.
“Do të shkoj te dyqani i quajtur “Guri” aty ku lihen paratë për policinë apo shefin e ndërrimit. Për çdo hyrje apo dalje, je i obliguar që të paguash dhe t’i lësh paratë në dyqan”, tregon qytetari i cili i njëjti si shumë të tjerë kontrabandonte mallra të ndryshme përmes rrugëve ilegale.
Ai madje jepte detaje edhe se në cilat pompa të derivateve liheshin paratë për zyrtarët policor për të lejuar futjen e automjeteve me mall të kontrabanduar.
Tutje ai tregonte dhe shpjegonte se jo të gjithë automjetet që futen përmes rrugëve ilegale paguanin shumën e njëjtë.
“Për një kamion të thjeshtë 50 euro, për një furgon prej 50 deri 100 euro”, vazhdon rrëfimi i të njëjtit.
Në çështje tjetër që kishte rrëfyer kontrabandisti, ishte se shpesh herë zyrtarët policor apo shefat e ndërrimit dilnin me makina private për të mbledhur shumën e parave për kalimin e kamionëve me mall të kontrabanduar përmes rrugëve ilegale.
Kur u pyet se si e marrin vesh zyrtarët policor se ke paguar paratë për futjen e kamionit ai u përgjigj: “Detyrimisht duhet ta kontaktojmë në telefon”.
Zbardhja e lidhjes mes kontrabandistëve dhe zyrtarëve policor u vërtetua në maj të vitit 2019. 31 persona ishin arrestuar, ndër ta edhe 19 zyrtarë policor në aksionin e shtirë në 12 lokacione të Inspektoratit Policor të Kosovës në po atë vit.
Pamjet e transmetuara nga “Drejtësia në Kosovë” dëshmonin qartë atë çka po ndodhte në veriun e Kosovës.
Dy nga të sanksionuarit e Departamentit të Thesarit të ShBA-së, janë edhe Milan dhe Miljojko Radisavjeviq. Të dy janë të kërkuar që nga viti 2019 sepse ishin në dosjen e të dyshuarve për kontrabandën që zhvillohej në veri të Kosovës gjatë asaj kohe e që mundësohej nga zyrtarët policor.
Milan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Zhelko e Andrija Bojiq, Milan e Miljojko Radisavljeviq, Srdjan Vuloviq, Marko Roshiq, Milan Mihaljoviq, Radovan Radiq, Sinisha Nedeljkoviq, Radule Steviq, të gjithë serbë nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-trumpo-780x439.jpg)
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
![“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-25-780x439.png)
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
![Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tyujki-780x439.jpg)
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua
![Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1_1498320632-476220-1-1-e1739985688141-780x439.jpg)
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame