LAJMI I FUNDIT:

Dosja e “SKY ECC” në Greqi: “Do jemi Mbretër”, roli i shqiptarit në trafikun e 1.2 ton kokaine që vinte nga Karaibet

Dosja e “SKY ECC” në Greqi: “Do jemi Mbretër”, roli i shqiptarit në trafikun e 1.2 ton kokaine që vinte nga Karaibet

Gazeta e përjavshme greke “Documento”, ka hedhur dritë mbi rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës.

Në artikullin e gazetarëve të njohur Myrto Mpoutsi dhe Giannis Tsakarisianos, janë zbuluar biseda të bëra në SKY ECC, të cilat çuan në pranga oficerin e policisë greke si dhe dy trafikantë 45-vjeçarin shqiptar Sandër pemaj dhe grekun K.G, të cilët u arrestuan pas kapjes së 1.2 tonëve kokainë që vinte nga Karainet me destinacion Greqinë.

Në shrim dalin në pah të gjitha bisedat mes trafikantëve dhe se si funksiononte grupi dhe cili ishte roli i gjithsecilit.


Në një bisedë mes Sandër Pemajt me një person tjetër, shqiptari i premton se me shitjen e radhës ata do të bëhen “mbretër” të Greqisë.

Ndërkohë që K.G në një tjetër bisedë thekson se një i njohuri i tyre i identifikuar si Mariusi do të bëhej “Shefi”.

Bisedat janë në greqisht:

Sandër Pemaj: Deri fund shtatori do jemi mbretër të Athinës

Sandër Pemaj: Të jap fjalën

G: Makar ore vëllai im

Sandër Pemaj: Do duhen edhe cunat për mbulim

G: Dhe Marusin dhe shokun

G: Ata janë me ne vëlla në gjithçka

Ndërkohë gjatë bisedës del në pah edhe emri i agjentit grek A.T i cili merrte urdhrëra direkt nga S.T të cilin grupi e identifikonte si “Mariusi”.

Vijon biseda:

G: Çfarë është ky?

Sandër Pemaj: Polic

Sandër Pemaj: I T. (mbiemri i tij)

Sandër Pemaj: Thuaji S. (Oficeri S. T)

Sandër Pemaj: Është i tij

Sandër Pemaj: Për Enin (i akuzuari)

Sandër Pemaj: 11 shtato

Sandër Pemaj: Shkon në gjykatë

G: Cfarë të bëjë S. (oficeri S. T)

G: Cfarë ti thotë A. (polici A. T)

Sandër Pemaj: Mos të flasin keq në Gjykatë

dhe biseda vijon…

Sandër Pemaj: O tiransi

Sandër Pemaj: E mban mënd

Sandër Pemaj: Që u kap me kumbarin

G: Të shkurtrin nga Menidhi?

G: Po vëllacko kuptova për kë thua. E mbaj mend atë djalë, djalë i mirë. Po, do t’i them unë S. Do vijë të hënën ta dish. Të hënën kam takim.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Kalo në kategori