Dosja e rastit të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, tashmë ka kaluar te trupi gjykues.
Kështu është bërë e ditur përmes një vendimi të gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjithashtu, është bërë e ditur se me një vendim unanim trupi gjykues në këtë rast e ka zgjedhur si kryetar gjyqtarin Charles L. Smith III.
Ndërkaq, javën e kaluar është bërë e ditur se kryetarja e kësaj gjykate, ka caktuar trupin gjykues që në përbërje të gjyqtarëve Charles Smith III, Christoph Barthe dhe Guénaël Mettraux. Kurse, thuhej se Fergal Gaynor do të jetë gjykatësi rezervë.
Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.
“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/bllaca-kolona-380x233.png)
Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës
![Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arjeta-puca-shota-380x233.jpg)
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
![BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/Borrell-380x233.jpg)
BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës
![KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/KPK-foto-Keshilli-Prokurorial-i-Kosoves-720x453-1-380x233.jpg)
KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim
![Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/sali-berisha.jpeg)
Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel
![Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Mickoski-2-380x233.png)
Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/77-380x233.png)
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
![Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arjeta-puca-shota-380x233.jpg)
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
![Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-16-234305-380x233.png)
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
![Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/zvicraa-1212-380x233.jpg)
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
![Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/received_3780016698894855.jpeg)
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
![UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/277e61be-e600-4d3e-9acf-37a15a3ed825.jpeg)
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë