LAJMI I FUNDIT:

Dosja e krimeve të Arkanit, publikohen dokumente për masakrat në Bosnjë dhe Kosovë

Dosja e krimeve të Arkanit, publikohen dokumente për masakrat në Bosnjë dhe Kosovë

Për herë të parë në Serbi janë grumbulluar prova për krimet e kryera nga njësitet paramilitare në Ish-Jugosllavi. Dosja e krimeve përfshin aktivitetin e një prej figurave më të angazhuara në krimin e organizuar në Serbi. Bëhet fjalë për Zheljko Razhnjatoviq Arkan, i njohur si autori i masakrave në Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.

Arkani njihet si drejtoi i Gardës Vullnetare Serbe, por njëherazi ishte dhe një nga drejtuesit e krimit të organizuar në ato vite në serbi. Me mbështetjen e Milosheviqit ai arriti të organizojë reparte speciale të njohur me emrin “Tigrat” të cilët kryen krime në disa shtete. Është e provuar qartë se bandat e tij morën pjesë në gjenocidin e Srebrenicës, si dhe patën rol aktiv në masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë.

Për herë të parë në Serbi, për krimet e paramilitarëve të Arkanit po flitet hapur dhe studiuesja Jovana Kolaviç ka prezantuar një dosje me shumicën e krimeve ku janë përfshirë forcat serbe.

Sipas studimit të Kolaviq, njësitë e Arkanit kishin rreth 4 mijë pjesëtarë, por deri më sot asnjë prej tyre nuk është dënuar për krimet. Qendra e rekrutimit të ushtarëve ishte në një nga rrugët kryesore të Beogradit. Pjesë e paramilitarëve u bënë njerëz që kishin problem me ligjin dhe ish-të dënuar për krime të rënda.

Studimi tregon se njësitë paramilitare u pajisën me armë dhe logjistikë ushtarake në vitet ‘90 nga qeveria e Milosheviqit. Veç armëve, atyre ju dha licencë për kryer krime dhe operacione sabotazhi ku ushtria e rregullt nuk përfshihej.

Dosja e krimeve tregon se kjo milici ka përgjegjësi për vrasjet dhe përdhunimet e grave në Bosnjë. Për këto krime institucionet serbe u njoftuan në kohë, por nuk u mor asnjë masë për t’i ndalur./Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori