Erling Haaland po i kalon muajt e fundit si futbollist i skuadrës gjermane Borussia Dortmund.

Sulmuesi norvegjez pritet të largohet në verë nga verdhezinjtë dhe gara për të është shumë e madhe.


Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Man City, Bayern Munich, Juventus, Man Utd, PSG e Liverpool janë vënë pas tij.

Largimi i tij nga Signal Iduna Park duket mëse i sigurt dhe tani Dortmund ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e tij.

Bild ka raportuar se Karim Adeyemi do të jetë lojtari i parë që do të transferohet te Dortmund, pasi klubi gjerman ka marrëveshje personale me lojtarin.

karim adeyemi 2122 bvb

Tani pritet që Dortmund ta bind Salzburgun për ta lënë të lirë yllin e ri gjermane dhe transferimi i tij pritet të ndodhë për 40 milionë euro.

Por gjithnjë sipas këtij mediumi, verdhezinjtë do ta blejnë edhe një sulmues të dytë në verë. Fjala është për top sulmuesin çek Patrik Schick që ka shkëlqyer me Leverkusenin.

f29cd31a b38d 4bd5 8256 9ad91807aa78

26-vjeçari ka shënuar 18 gola e ka asistuar në tre të tjerë në 21 ndeshje këtë edicion.

Dortmund është gati që të shpenzojë 60 milionë euro në verë për transferimin e reprezentuesit çek në Signal Iduna Park. /Telegrafi/

telegrafi sport app