Dortmundi njofton skuadrat angleze për çmimin e kërkesat për Bynoe-Gittens

Jamie Bynoe-Gittens, është duke shkëlqyer në Bundesliga me fanellën e Borussia Dortmundit, por ai dëshiron një sfidë të re dhe dëshira e tij është të rikthehet në Angli.
20-vjeçari ka pesë vite që është pjesë e Dortmundit duke kaluar të gjitha kategoritë dhe tani synon rikthimin në vendlindje.
Dortmundi e vlerëson lartë yllin e tyre dhe dëshira është që ta shes për një çmim sa më të lartë.
Verdhezinjtë i kanë njoftuar skuadrat angleze se për ta lënë të lirë sulmuesin e tyre kërkojnë 80 milionë euro.
Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Manchester United janë skuadrat që kanë shprehur interesim për rikthimin e tij në Ligën Premier.
Gjithsesi për lojtarin interesim ka shfaqur edhe Juventusi, por duket e vështirë që gjiganti italian të ofroj këtë shumë.
Ylli anglez ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola e duke asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/










































