Borussia Dortmund ashtu siç pritej është kualifikuar tutje për në çerekfinalen e Ligës së Evropës.
Skuadra gjermane ka qenë superiore në dy ndeshje përballë rivalit anglez Tottenham Hotspurs.

Pasi në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 3-0, në të dytën mendohej se Spurs do të kërkonin diçka më shumë por një gjë e tillë nuk ndodhi.


Dortmund arriti të shënoi fitore me rezultat 2-1, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 5-1 ka kaluar në raundin tjetër.

Super sulmuesi, Pierre Emerick Aubameyang kaloi mysafirët në epërsi me një gol të bukur në minutën e 24-të.

Futbollisti më i mirë afrikan për vitin që lamë pas nuk u ndal vetëm me atë gol, pasi shënoi edhe 20 minuta para fundit pas një asistimi nga Mkhitaryan për 2-0.

Goli i nderit për Spurs u shënua nga koreani Heung-Min Son në minutën e 74-të.

Pas eliminimit të Leverkusenit, Dortmundi mbetet skuadra e vetme gjermane në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app