Thorgan Hazard është njëri nga futbollistët më të mirë këtë edicion në Bundesliga.

Sulmuesi belg ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës gjermane Borussia Moenchegladbach.


Në 31 ndeshje të zhvilluara, Hazard ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asistime duke e mbajtur skuadrën e tij në pjesën e epërme të tabelës.

Borussia Dortmund po e kërkon me çdo kusht lojtarin dhe deri tani ka ofruar 25 milionë euro.

Gladbach i ka kërkuar 40 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin që i skadon kontrata në verën e vitit 2020.

GettyImages 500339058 Thorgan Hazard. (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Dortmund në anën tjetër e ka kërcënuar rivalin gjerman se nëse nuk e pranon ofertën prej 25 milionë eurove do të presin edhe një vit për ta marrë falas yllin belg.

Kjo ka bërë që drejtuesit e dy klubeve të dalin me deklarata të ndryshme duke kërcënuar njëri tjetrin.

Bild ka raportuar se nga kjo situatë më së miri mund të përfitojë Liverpool që gjithashtu po e dëshiron lojtarin.

Një ofertë e Liverpoolit më e lartë se ajo e Dortmundit mund të bëjë Gladbachun që të heqë dorë nga Hazard.

Kujtojmë që Thorgan Hazard është pjesë e Gladbachut nga viti 2014. /Telegrafi/

telegrafi sport app