LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet Leotrim Syla, i dyshuar për vrasjen në Drenas

Dorëzohet Leotrim Syla, i dyshuar për vrasjen në Drenas
Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme është vetëdorëzuar Leotrim Syla, i dyshuari për vrasjen e veteranit të UÇK-së, Qamil Demiri, ditë më parë në Drenas.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress familja Syla.

Gentrit Syla, vëllai i Ardit Sylës që ishte përfshirë në një incident me anëtarët e familjes Demiri dhe djali i xhaxhait të Leotrimit, ka kërkuar që kjo çështje t’i lihet drejtësisë.


“Kërkoj qe kjo t’i lihet drejtësisë, policisë, prokurorisë, gjykatës. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta shpirtërore familjes Demiri e ndjejmë dhimbjen bashkë me ta që na humbi bashkëluftëtari i xhaxhait tim”, tha Gentrit Syla për KosovaPress.

Ai ka pasur edhe një apel për politikanët që sipas tij dëshirojnë “t’i hedhin benzinë zjarrit” mes familjes Syla dhe Demiri.

“Apelojmë dhe kërkojmë nga politika, sidomos politikanët pa bosht kurrizor mos të hedhin benzinë në familjet tona por nëse i thonë vetit patriot, ju ka pasur hije të ndihen keq për ngatërresat tona por sidoqoftë le të jetë në karakterin e tyre. Apelojmë që politika të rrijë larg nga drejtësia, le ta bëjnë punën e tyre drejtësia e jo politika”, tha Gentriti.

Ai ka thënë se vëllai i tij Arditi që ishte përfshirë fillimisht në incident, nuk është gangster sikurse e kanë etiketuar.

“Vëllai im Arditi nuk është gangster por vetëm një fëmijë 16-vjeçar por prapë le të jetë në ndërgjegjen e politikës”, tha ai.

Informacionin për dorëzimin e Leotrim Sylës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori