LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet Agim Bahtiri, për hapjen e urës vendos BE-ja dhe serbët

Dorëzohet Agim Bahtiri, për hapjen e urës vendos BE-ja dhe serbët

“Nuk është në dorën time se po të ishte deri më tani ura e Ibrit do të ishte e lire, por është në dorë të Bashkimit Evropian dhe po presim që ata të vendosin”.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha nuk është në dorën e tij zhbllokimi i urës së Ibrit sepse po të ishte deri tash do të zhbllokonte.


“Nuk është në dorën time se po të ishte deri më tani ura e Ibrit do të ishte e lire, por është në dorë të Bashkimit Evropian dhe po presim që ata të vendosin”, është shprehu Bahtiri në RTK.

Bahtiri ka thënë se marrëveshja në Bruksel u arrit, por nuk u lejua implementimi në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Marrëveshja u arrit në Bruksel, por kur erdhëm në Kosovë dëshiruam ta implementojmë, mirëpo kjo nuk u lejua nga ana e serbëve”, tha ai.

Ndërsa, për vendosjen e përmendores së Car Lazarit mbi urën e Ibrit, ai tha se ishte në dijeni për të dhe që ishte në plan të vendosej mbi lumin Ibër, por ishte ai dhe BE-ja që e anuluan.

“Ka qenë presioni im që shtatorja të shtyhet ose të largohet, mirëpo në këtë drejtim na ndihmojë edhe Bashkimi Evropian dhe ja arritëm qëllimit”, theksoi ai.

Mbase kufjet administrativ janë në rregull edhe marrëveshja pritet të implementohet në Kosovë, Bahtiri tha se tash po presim nga Bashkimi Evropian të bisedojë me serbet.

“Ne po presim, sepse vija për kufijtë administrativë nuk do të diskutohet më asnjëherë pasi Kosova i ka të përcaktuar kufijtë e saj, Bashkimi Evropian do të merr hapat e saj në këtë drejtim”, tha Bahtiri.

Sa i përket qytetarëve që janë zhvendosur nga pjesa veriore në atë jugore, Bahtiri tha se ky numër është rreth 12 qytetarë të larguar nga atje.

Mirëpo ai tha se, “25 familje janë kthyer në banesat e tyre me proces gjyqësor dhe tani jetojnë në qendër të qytetit.”

Bahtiri nuk ishte i informuar se a i lëshohen me qira banesat e shqiptarëve nga Serbet e veriut, gjithashtu nuk kishte informacion të saktë se aa qytetarë jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sidoqoftë, Bahtiri tha se është duke u punuar shumë për t’i kthyer të gjithë banorët në vendbanimet e tyre të braktisura në veri të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
​Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

​Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Lajme
Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë

Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë

Lajme
Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së

Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së

Lajme
Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Lajme
Kalo në kategori