LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqje të papritura në Zvicër, largohen kreu i Forcave të Armatosura dhe shefi i inteligjencës

Dorëheqje të papritura në Zvicër, largohen kreu i Forcave të Armatosura dhe shefi i inteligjencës

Kreu i forcave të armatosura të Zvicrës dhe shefi i shërbimeve të inteligjencës të vendit kanë dhënë dorëheqjen të dy nga detyrat e tyre.

Bëhet e ditur se Thomas Suessli dorëzoi dorëheqjen e tij si kreu i forcave të armatosura në fund të janarit, megjithëse ai do të qëndrojë në detyrë deri në fund të vitit 2025.

Christian Dussey, i cili drejton Shërbimin Federal të Inteligjencës, gjithashtu ka dhënë dorëheqjen, por do të qëndrojë në detyrë deri në fund të marsit 2026, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Largimet i konfirmoi edhe presidentja e komitetit të sigurisë së dhomës së ulët të parlamentit zviceran, Priska Seiler-Graf.

Ndryshe, largimet vijnë në një kohë të ndjeshme të mbrojtjes zvicerane, e cila është vënë nën kritika për vonesat në projektet kryesore pasi synon të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse pas agresionit rus në Ukrainë.

Në fillim të këtij viti Suessli tha se ishte i shqetësuar për vonesat e projekteve të ndryshme, duke përfshirë dronët ushtarakë nga Izraeli.

Departamenti i mbrojtjes po pret gjithashtu një drejtues të ri civil, pasi ministrja Viola Amherd dha dorëheqjen në janar, me pasardhësin e saj në kabinetin zviceran ende për t’u vendosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori