Donnarumma mund të qëndrojë te PSG, pavarësisht se kampioni i Evropës po transferojnë një portier tjetër

Gianluigi Donnarumma nuk e përjashton qëndrimin te Paris Saint-Germain, edhe pse klubi është pranë transferimit të portierit Lucas Chevalier nga Lille.
Sipas Fabrizio Romano, PSG tashmë ka arritur marrëveshje personale me Chevalier, i cili pritet t’i bashkohet skuadrës gjatë merkatos së verës.
Donnarumma ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2026, dhe pavarësisht konkurrencës së re në portë, ai është i gatshëm të luftojë për vendin e titullarit.
Romano raportoi se Donnarumma nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, por do të vazhdojë të garojë për pozicionin e parë, siç bëri edhe më herët me Keylor Navas.
Italiani ishte ndër lojtarët kyç të PSG-së gjatë sezonit 2024/25, duke ndihmuar klubin të fitojë tripletën, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.
Emri i tij vazhdon të lidhet me disa klube të mëdha evropiane, si Manchester United, Manchester City, Chelsea, Inter Milan dhe Galatasaray.
Ndërkohë, negociatat për rinovimin e kontratës me PSG-në janë të bllokuara, dhe e ardhmja e tij pritet të qartësohet në javët në vijim. /Telegrafi/



































