LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma: Ibra është forca shtesë që na ka munguar, me Milanin dua të fitoj shumë trofe

Donnarumma: Ibra është forca shtesë që na ka munguar, me Milanin dua të fitoj shumë trofe
Gianluigi Donnarumma (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka thënë se Zlatan Ibrahimovici u ka dhënë mentalitet të jashtëzakonshëm, ndërsa e ka falënderuar trajnerin Stefano Pioli për transformimin e skuadrës, duke thënë se planifikon të fitojë shumë trofe në San Siro.

Gjatë një interviste për Sky Sport Italia, gardiani i Rossonerëve ka deklaruar se është i lumtur te klubi aktual.

“E falënderoj shumë trajnerin për fjalët e mira që mi ka thënë gjithmonë. Gjithmonë do të jap më të mirën për të, sepse është një person i shkëlqyer dhe një trajner i shkëlqyer”.


(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Jam i kënaqur me atë që po e bëjmë në këtë periudhë. Jemi shumë mirë dhe shpresoj t’i arrijmë objektivat që i kemi vënë bashkë me trajnerin”.

“Ai (Ibrahimovic) është një bishë, një fenomen. Na jep shumë dhe është imponues. Ibra është forca shtesë që na ka munguar, madje edhe në stërvitje”.

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Dua të bëhem portieri më i mirë dhe të fitoj sa më shumë tituj që është e mundur me Milanit. Njëherësh, edhe Kupën e Botës, mendoj se është ëndrra e të gjithëve. Prandaj, është në krye të dëshirave edhe për mua”, ka thënë 21-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Ligat tjera
“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera
Kalo në kategori