Doni Foods merr vëmendjen e të gjithëve në panairin më të madh të frutave dhe perimeve Fruit Logistica 2020

Doni Foods morri vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve në panairin më të madh të frutave dhe perimeve "Fruit Logistica 2020". Ndër tjerash, portali më i njohur në Gjermani, Fruchtportal.de shkruan se këtë vit nga 93 vende sa janë ekspozues në panairin Fruit Logistica 2020, në City Cube, Hall B shtandet e kompanive nga Evropa jug-lindore këtë vit janë zgjeruar.Por, vëmendjen e të gjithë pjesëmarreseve e ka tërhequr në veçanti shtandi dhe prezenca serioze e kompanisë lidere shqiptare "Doni Foods" që po e përfaqëson denjësisht Kosovën dhe Shqipërinë e cila merret me kultivim, distribuim dhe eksportim të frutave dhe perimeve.

ër importe dhe eksporte në Shqipëri, shprehu mendimin e tij në këtë portal duke thënë se Shqipëria ka klimë të favorshme dhe kjo është mundësi e mirë për kompaninë që në të ardhmen të eksportojnë sasi më të mëdha të frutave dhe perimeve.Kompania Doni Foods do të mund të rrisë volumin e eksportit në të ardhmen përmes investimeve vetanake si dhe mbështetjes së subvencioneve nga shteti – shtoi Mehmeti.Doni Foods, kompani lidere shqiptare në sektorin e kultivimit, distribuimit dhe eksportit të produkteve të freskëta, për vitin e tretë me radhë po merr pjesë si ekspozues në një nga panairet më të mëdha, "Fruit Logistica 2020”, ngjarje kjo kryesore në botë për tregtinë globale të produkteve të freskëta.Panairi “Fruit Logistica”, i cili çdo vit mbledhë mesatarisht 3,200 ekspozues dhe 78,000 vizitorë dhe i cili u mbajt me datat 5-7 shkurt në Berlin, ku mbledhen kompani nga e gjithë bota që veprojnë në sektorin e agrobiznesit si dhe eksportit dhe importit të produkteve të freskëta.






































