Mesfushori Donat Rrudhani ia ka bërë sefte me gol në kampionatin zviceran, duke ia siguruar fitoren Sionit ndaj Gasshoppersit.

Sion i arkëtoi pikët e plota me rezultat minimal 0-1, ku dallimin e bëri goli i yllit kosovar.


Rrudhani shënoi nga pika e bardhë, penallti të cilën faktikisht e fitoi kosovari tjetër Rilind Nivokazi (61’).

Brenda 70 minutave sa ishte në fushë, Rrudhani kishte katër goditje drejt portës, goditi një herë shtyllën, si dhe fitoi dy nga pesë duelet që i tentoi. Kësisoj, “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.2.

Paraqitja e Donat Rrudhanit ndaj Gasshoppersit

Paraqitje të shkëlqyeshme bënë edhe Nivokazi (u vlerësua si lojtari i ndeshjes me notën 7.7) si dhe mbrojtësi Kreshnik Hajrizi (7.6).

Kësisoj, rikthimi i Rrudhanit në formë është lajm fantastik ngase do të jetë një opsion shtesë për Franco Fodan. Kujtojmë, lojtari ka mahnitur të gjithë tifozët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyeshme pavarësisht që tekniku gjerman e vendoste në pozitën e mbrojtësit të krahut.

Në këto dy grumbullimet e fundit, Rrudhani ka qenë pjesë vetëm e listës rezervë të Kosovës./Telegrafi/

telegrafi sport app