Familja Trump janë mbledhur në pronën e tyre në Mar-a-Lago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dasmën e vajzës së ish-presidentit Trump, Tiffany.

29-vjeçarja po martohet me miliarderin e njohur amerikan, Michael Boulos, shkruan DailyMail.


Donald Trump u pa duke u përzier me të ftuarit në pronën e tij në Florida, ndërsa nuk hezitoi të realizonte një fotografi të përbashkët me ish-gruan e tij, Marla Maples, dhe gruan e tij aktuale, Melania Trump.

mel1

Marla kishte veshur një fustan me ngjyrë akuarel për ditën e madhe të vajzës së saj, gjersa Melania vezullonte në një fustan plot shkëlqim.

Ish-presidenti dukej elegant i veshur me një këmishë të bardhë dhe kostum blu, teksa mbante me dashuri vajzën e tij më të vogël drejt altarit.

mel2

Tiffany kishte veshur një fustan të bardhë mahnitës për dasmën, ndërsa dhëndri Boulous kishte veshur një kostum të hirtë me shirita të bardhë. /Telegrafi/

mel3 scaled

mel4

mel5

mel6

mel7