LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump e ka gati kandidatin për kreun e Bankës Botërore

Donald Trump e ka gati kandidatin për kreun e Bankës Botërore
World Bank Group President Jim Yong Kim speaks during a media briefing April 16, 2015 in Washington, DC. The World Bank Group and the International Monetary Fund (IMF) are holding their 2015 Spring Meetings. (Photo by Alex Wong/Getty Images/Guliver)

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar aksionarët e Bankës Botërore se e kanë ndërmend të zgjedhin zyrtarin e lartë të Departamentit të Thesarit, David Malpass si kandidat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta udhëhequr këtë institucion.

Një zyrtar i lartë i Administratës, tha se Trumpit me të vërtetë i pëlqente eksperienca e Malpassit.


“David ka mbuluar Bankën Botërore dhe ka qenë i përfshirë në çështjet e Bankës Botërore për dekada të tëra. Presidentit i pëlqen Malpass, ai ka shërbyer në fushatën dhe tranzicionin e tij. Ai ndan pikëpamjet e presidentit dhe Malpass e di se personeli i lartë i Bankës Botërore e mbështesin atë”, tha zyrtari, shkruan CNBC, përcjell Telegrafi.

Ivanka Trump pritet të garojë për postin e shefes së Bankës Botërore
Lexo po ashtu Ivanka Trump pritet të garojë për postin e shefes së Bankës Botërore

Një burim diplomatik evropian, tha se Administrata Trump kishte njoftuar disa kryeqytete për nominimin e Malpassit, duke shtuar se aksionerët evropianë të bankës nuk do ta bllokojnë këtë nominim.

Sipas rregullit, Malpass ose ndonjë i emëruar tjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do i duhet të fitojë miratimin nga bordi ekzekutiv i 12 anëtarëve të Bankës Botërore. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollojnë pjesën më të madhe të fuqisë votuese të bordit dhe kanë zgjedhur tradicionalisht drejtuesin e këtij institucioni.

​Jep dorëheqjen presidenti i Bankës Botërore
Lexo po ashtu ​Jep dorëheqjen presidenti i Bankës Botërore

Pas miratimit, Malpass do ta zëvendësoj Jim Yong Kim, i cili dha dorëheqjen më 1 shkurt për t’iu bashkuar Global Infrastructure Partners. /Telegrafi/