Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në shortin e grupeve për Kupën e Botës 2026 të premten e 5 dhjetorit në Uashington, konfirmoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.

"Të premten, Presidenti Trump do të marrë pjesë në shortin e grupeve të Kupës së Botës në Qendrën Kennedy", u tha Leavitt gazetarëve.


Shorti i grupeve do të zhvillohet të premten në Uashington, duke filluar në orën 18:00 sipas kohës tonë lokale.

Fituesit në short janë pritësit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, si dhe Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

Ndryshe, në short do të hidhen 12 grupe me nga katër skuadra secili, dhe në kohën e hedhjes së shortit do të dihen 42 pjesëmarrësit e Kupës së Botës, ndërsa gjashtë të tjerët do t’i mësojmë në mars pas ndeshjeve eliminatore.

FIFA do të transmetojë gjithashtu orarin e ndeshjeve të Kupës së Botës një ditë më vonë. /Telegrafi/

telegrafi sport app