Ai prej disa ditësh ka nisur punën për një projekt të ri muzikor dhe tanimë ka zbuluar edhe datën e saktë të lansimit.

Fjala është për reperin nga Drenica, Don Xhoni, i cili ka njoftuar fansat se më 1 tetor (e premte) do të publikojë këngën e re.


“Trust me” apo në shqip “Më beso” titullohet projekti që pritet të jetë i finalizuar edhe me videoklip.

Screenshot 9 28 Don Xhoni (Foto: Instagram)

“Trust Me, e premte, 20:00”, ka shkruar ai.

Kjo besohet që mezi po pritet edhe nga fansat e publiku, meqë artisti numëron admirues të shumtë anë e mbanë trojeve shqiptare.

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) këtë kohë u përfol edhe për një bashkëpunim me reperen Loredana Zefi, pasi prej disa ditësh po qëndronte në Gjermani.

Sidoqoftë, në vazhdim do të shohim se çfarë po përgatisin dyshja e famshme. /Telegrafi/