LAJMI I FUNDIT:

Dollari amerikan hap javën me nivel negativ

Dollari amerikan hap javën me nivel negativ

Javën e kaluar shkëmbimi valutor ndërmjet euros dhe dollarit amerikan ra në nivelin më të ulët në pothuajse tre javë pasi euro u godit nga shqetësimet për një rritje të deficitit fiskal të Italisë pasi qeveria italiane ra dakord të vendoste një objektiv më të lartë se sa pritej deficiti buxhetor që mund ta vinte Romën në një kurs përplasjeje me Brukselin.

Indeksi i dollarit amerikan nga ana tjetër, ishte e qëndrueshme ndaj valutave kryesore, duke prekur nivelin më të lartë që prej 10 shtatorit në seancën e mëparshme, përcjell Telegrafi.


Rezerva Federale ngriti normat e interesit javën e kaluar dhe tha se planifikoi katër rritje të tjera deri në fund të vitit 2019 dhe një tjetër në vitin 2020. Shpenzimet konsumatore amerikane u rritën në mënyrë të qëndrueshme në gusht, duke mbështetur pritjet e rritjes së qëndrueshme ekonomike në tremujorin e tretë, ndërkohë që një masë inflacioni bazë qëndroi në objektivin e Rezervës Federale prej 2 për qind për një muaj të katërt të drejtë.

Euro hapi javën në një nivel negativ duke u tregtuar pak nën nilelin 1.16 dollarë. /Telegrafi/