LAJMI I FUNDIT:

Doli me leje nga burgu dhe vrau shokun se s’i ktheu 30 mijë euro kapet nga policia pas dy vitesh

Doli me leje nga burgu dhe vrau shokun se s’i ktheu 30 mijë euro kapet nga policia pas dy vitesh

Arrestohet pas dy vitesh autori i vrasjes së Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur në 17 dhjetor të vitit 2017. Autori i vrasjes është Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, ndërsa u prangos sot nga policia.

Arrestohet pas dy vitesh autori i vrasjes së Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur në 17 dhjetor të vitit 2017. Autori i vrasjes është Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, ndërsa u prangos sot nga policia. Sipas policisë në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar.


Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip pistoletë. Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe Rr. D. 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur

Artan Koçeku në 2017 kishte përfituar një leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për një vjedhje me armë të ndodhur në vitin 2013. Pas përfundimit të lejes, Koçeku jo vetëm që nuk u paraqit burg për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, por në 17 dhjetor vrau me armë zjarri shokun e tij Angjelin Shkambi 35-vjeç për një borxh të vjetër prej 30 mijë eurosh, sipas pretendimeve.

Pas vrasjes, ai u shpall në kërkim, por gjatë kësaj kohe, në vitin 2018 u përfshi edhe në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga policia braktisi mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe mundi të largohet. Por sot arratia mori fund, pasi u prangos. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Por kush është Artan Koceku?

Ai është një emër i njohur për drejtësinë. Para disa viteve, pikërisht në 2013 bashkë me 2 vëllezër i kanë vënë tritol në makinë një efektivi të policie, Pavlo Vuksani. Ai gjithashtu u dënua për grabitje, pasi së bashku me grupin ku bënte pjesë kanë kryer 22 grabitje me armë, vjedhje automjetesh, dyqanesh dhe banesash.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori