LAJMI I FUNDIT:

Dolen me gjysmën e trupit jashtë veturës, policia dënon disa persona në Shtime

Dolen me gjysmën e trupit jashtë veturës, policia dënon disa persona në Shtime

Të enjten rreth orës 13:30 policia e Shtimes kishte pranuar disa informata se disa persona në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime gjatë lëvizjes me vetura kanë lejuar që pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës në xhama, duke rrezikuar jetën e tyre.

Policët e stacionit pasi kanë grumbulluar informata në terren dhe pasi kanë shikuar kamerat e sigurisë, kanë arritur që të identifikojnë disa persona, të cilët i kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tyre kanë inicuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.

“Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët që informuan policinë për këto kundërvajtje , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.


Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdestar: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori