LAJMI I FUNDIT:

“Dokumentet e vjetra”, Shqipëria dhe Kosova nuk u bëjnë problem qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

“Dokumentet e vjetra”, Shqipëria dhe Kosova nuk u bëjnë problem qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Qarkullimi i veturave në të gjitha vendkalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me shtetet fqinje zhvillohet normal, pa vonesa. Nga mesnata veturat lëshohen sipas dispozitës së Marrëveshjes së Prespës, me të cilën më nuk vlejnë pasaportat dhe dokumentet për përdorim ndërkombëtar, të cilat e mbajnë emrin e vjetër Republika e Maqedonisë.

Shërbimet kufitare greke në vendkalimin kufitar Bogorodicë – Evzoni nuk u kanë lejuar hyrje udhëtarëve nga RMV, të cilët kanë leje qarkullimi me emrin e vjetër të shtetit. Ata ishin kthyer, ndërsa përveç lejeve të qarkullimit në hollësi i kanë kontrolluar edhe dokumentet e tjera. Në këtë vendkalim kufitar deri në orën 12 kanë kaluar rreth 300 udhëtarë.


Në bazë të protokollit dypalësh me Shqipërinë, komunikacioni zhvillohet normal me dokumente të vlefshme dhe me patentë shoferë dhe targa edhe pa shenjën NMK. Sipas informacioneve të AIM, vendkalimin kufitar Qafë Thanë, me Shqipërinë fqinje, nga ana e Maqedonisë së Veriut e kanë lëshuar qytetarë me letënjoftim të vjetër pa shtesën e Veriut dhe nuk janë kthyer, gjegjësisht janë lëshuar edhe nga shërbimet kufitare shqiptare.

Në atë vendkalim kufitar nga mesnata deri në orën 10 të mëngjesit, gjithsej 837 udhëtarë kanë hyrë dhe dalur nga shteti.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë paguar pesë milionë euro për ndërrimin e letërnjoftimeve të cilat kanë pasur afat
Lexo po ashtu Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë paguar pesë milionë euro për ndërrimin e letërnjoftimeve të cilat kanë pasur afat

“Në Qafë Thanë nga ora 00:00 e mesnatës deri në orën 10:00 të ditës së sotme, në krahasim me ditën e djeshme, qarkullimi i udhëtarëve dhe automjeteve ka rritje të lehtë, zhvillohet normalisht, pa probleme dhe pa ndalesa në anën shqiptare. Në hyrje janë regjistruar 62 shtetas tanë dhe 441 shtetas të huaj, ose gjithsej 503 udhëtarë. Në dalje janë regjistruar 147 shtetas tanë dhe 187 shtetas të huaj, ose gjithsej 334 udhëtarë. Nëpunësit policorë nga vendkalimi kufitar Qafë Thanë janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për qarkullim më të lehtë të udhëtarëve dhe veturave”, tha për AIM zëdhënësja Merlina Ziba.

Edhe në vendkalimet kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishtë – Trebishtë” në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri në Dibër nuk ka ndryshime në qarkullimin e udhëtarëve dhe veturave.

Në vendkalimin kufitar “Bllatë” normal zhvillohet komunikacioni dhe autoritetet kufitare shqiptare i pranojnë të gjitha dokumentet valide, si edhe deri më tani, në bazë të protokollit dypalësh. Në vendkalimin kufitar, Xhepishtë – Trebishtë, i cili është me karakter lokal dhe kanë të drejtë ta shfrytëzojnë vetëm banorët e këtij rajoni kufitar, deri në orën 12 nuk kishte banor të regjistruar për hyrje në territorin shqiptar.

Ndërsa TV21 raporton se edhe shteti i Kosovës nuk bën probleme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për ta kaluar kufirin me dokumente dhe targa me emrin e vjetër.

Frekuenca e veturave dhe qytetarëve për hyrje dhe dalje në shtet dhe në vendkalimin kufitar Dellçevë – Stanke Lisiçkovë drejtë Republikës së Bullgarisë sot në mëngjes ishte në kuadër të normales. Të gjithë që kanë shkuar jashtë Maqedonisë së Veriut kanë pasur dokumente valide udhëtimi dhe nuk është vërejtur ndonjë rast të udhëtarëve të cilët duan të udhëtojnë në Bullgainë fqinje, pa dokumentacionin e nevojshëm.

Ndryshe, dje në Kuvend u vendos që patentë shoferët me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” të jenë të vlefshme deri në fund të vitit për përdorim të brendshëm. Ndërsa theksojmë se sipas Marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia e Veriut deri dje ka qenë e obliguar të ndryshojë të gjitha dokumentet personale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori