Edicioni i 23-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” që sjellë rreth 250 filma, një morri performancash muzikore e panele diskutimi e punëtori të ndryshme ka hyrë në ditën e shtatë të aktiviteteve.
Sipas drejtoreshës ekzekutive të “DokuFestit”, Linda Llulla Gashi të dhënat e deritanishme tregojnë se ka rritje të audiencës si në filma ashtu edhe në aktivitetet e tjera që po zhvillohen në kuadër të festivalit.
Në intervistën për Telegrafin, Llulla Gashi flet për rrjedhën e deritanishme të këtij edicioni që shtjellon temën “New Order” (“Rendi i ri”).
Telegrafi: Hapja e këtij edicioni ka qenë mbresëlënëse, me një video mesazh kuptimplotë. Si i vlerësoni reagimet?
Lulla Gashi: Videoja e hapjes e ka përçuar mesazhin, në formën siç e kemi menduar, që lufta nuk sjellë asgjë të mirë. E gjithë bota kërkon një “New Order” (Rend të ri) ku mbizotëron paqja, ku njerëzit kanë punë, mirëqenie, jetesë normale në dashuri. Prej reagimeve të pjesëmarrësve e kemi kuptuar se mesazhi ka qenë i fuqishëm.
Telegrafi: A jeni të kënaqur me rrjedhën e deritanishme të festivalit?
Lulla Gashi: Deri më sot numrat tregojnë rritje prej vitit të shkuar. Pra ka rritje të audiencës, edhe pse nuk e kemi DokuNightsin në formatin siç ka qenë në vitet e kaluara. Sivjet po shihet një interesim i madh për performancat që i kemi sjellë në Lumbardh dhe që do ti sjellim në Kala. Gjithashtu vazhdon interesimi i madh për filmat, sidomos për filmat në Garën Kombëtare, por edhe për disa premiera që i kemi pas.

Telegrafi: Si zakonisht ka prani të filmbërësve të huaj. Si po rrjedh bashkëpunimi me filmbërësit vendorë?
Lulla Gashi: Kemi shumë mysafirë filmbërës, si nga Tajvani, Japonia, shumë vende evropiane, presim ardhjen e një filmbërësi nga Afrika, dhe bashkëpunimi po thellohet çdo vit e më shumë. Kemi artistë që nëse jo çdo vit atëherë çdo të dytin vit e vizitojnë DokuFestin, qoftë me filma të ri, apo edhe në kuadër të jurisë, apo edhe për ti përcjellë filmat dhe për ta shijuar atmosferën e DokuFestit. Më duhet ta ceki se në juri sivjet kemi drejtoreshën e filmave të shkurtë të Berlinales, edhe të Kanës. Kështu që jurinë e kemi goxha të pasur me emra eminentë të botës së filmit.
Telegrafi: Krahas kësaj ka mjaft panele debati, masterklasa, ekspozita e aktivitete tjera. Si po ecin këto organizime?
Lulla Gashi: Të gjitha këto janë vlerë e shtuar e festivalit, ku mundohemi ti shtjellojmë disa tema qoftë globale, por edhe ato që lidhen me filmin, produksionin dhe industrinë e filmit. Flasim edhe për gratë e vajzat në filmbërje, se sa e vështirë është me qenë grua në botën e filmit, flasim edhe për mjedisin, edhe për luftërat, ndikimin e tyre në filmbërje, dhe se si filmbërja mund të ndikojë për promovimin e paqes, për pasqyrimin e asaj që ka ndodh, duke dokumentuar ngjarjet përmes filmit.
Telegrafi: Gjithashtu keni përgatitur program të filmave dhe të punëtorive për fëmijët. Çfarë ka sjellë sivjet DokuKids?
Lulla Gashi: Sivjet i kemi pasur 260 aplikime dhe 260 fëmijë po marrin pjesë në DokuKids, i cili po mbahet në ITP. Janë 7 punëtori, për stop-animacione, për mjedisin dhe riciklimin, për IA, për filmbërjen e montazhin me telefon, etj. Çdo ditë shfaqim nga një orë filma, animacione për fëmijë dhe po ashtu ka joga. Interesimi është shumë i madh dhe çdo vit pjesa e DokuKids po rritet.
Telegrafi: Për fund, hapja ka qenë e veçantë. A do të ketë ndonjë befasi në mbyllje të festivalit?
Lulla Gashi: Po, do ti shpallim fituesit dhe do ta përmbyllim këtë edicion me filmin e ri të Samir Karahodës “Rrugës”. Pas ceremonisë përmbyllëse do të vazhdojmë argëtimin me koncertin e Orkestrës nga Shkodra. Besoj se do të jetë një përmbyllje e veçantë se është një performancë tejet e posaçme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?