Neymar Jr u rikthye në mënyrë spektakolare në fushë me fanellën e Santos, duke shkëlqyer në fitoren 3-0 ndaj Sport.

Pavarësisht se vuan nga një dëmtim në menisk dhe se ishte këshilluar të mos luante futboll gjatë vitit 2025, ai vendosi të sfidonte urdhrat e mjekëve për t’u vënë në dispozicion të ekipit.


Megjithatë, Neymar nuk tregoi asnjë shenjë mungese ritmi në ndeshje dhe madje hapi rezultatin për skuadrën e tij.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, topi kaloi te anësori brazilian, i cili gjuajti fuqishëm në rrjetë në minutën e 26-të.

Pas ndeshjes, Neymar foli për gjendjen e tij fizike, pavarësisht dëmtimit në menisk.

“Fizikisht jam mirë, ndiej se po përmirësohem dita-ditës. Ky dëmtim është i trishtuar dhe bezdisës, por nuk është diçka që do të më ndalojë. Do të jem patjetër edhe në ndeshjen e radhës”, u shpreh ai.

Ai vazhdoi të frymëzonte Santos drejt një fitoreje të rëndësishme, e cila i ngjiti ata në vendin e 15-të në tabelën e Serie A braziliane, katër pikë mbi zonën e rënies nga kategoria./Telegrafi/

telegrafi sport app