LAJMI I FUNDIT:

Doktorët anglezë së shpejti do të fillojnë t’i pyesin pacientët për orientimin seksual

Doktorët anglezë së shpejti do të fillojnë t’i pyesin pacientët për orientimin seksual
-->

Shërbimi Nacional i Shëndetësisë në Angli ka lansuar rregullat e reja ku u kërkon stafit të “regjistrojnë orientimin seksual në çdo kontakt fytyrë me fytyrë që kanë me pacientin”.

Pyetjet rreth orientimit seksual të pacientëve do të fillojnë qysh në moshën 16 vjeçe, transmeton Telegrafi.

Udhëzimet e reja, të cilat priten të implementohen në Angli deri në vitin 2019, rekomandojnë që doktorët, infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë t’i pyesin pacientët rreth orientimit seksual, sepse njerëzit të cilët identifikohen si pjesë e komunitetit LGB mund të ballafaqohen me rreziqe të ndryshme shëndetësore krahas njerëzve të cilët identifikohen si heteroseksualë.

Sipas Fondacionit LGBT, besohet se personat e këtij komunitetit janë më shumë të rrezikuar nga problemet e shëndetit mendor, nga mendimet për vetëvrasje dhe janë më të prirë ta dëmtojnë vetën sesa heteroseksualët.

Nën udhëzimet e reja të NHS-së, asnjë pacient nuk do të jetë i obliguar të jetë i hapur për seksualitetin e vet.

Vlen të ceket se këto udhëzime janë mirëpritur nga ‘Stonewall’, e cila e mbështet komunitetin LGBT.

Këto udhëzime do t’u ndihmojnë shërbimeve shëndetësore të marrin më shumë të dhëna dhe t’i kuptojnë më mirë nevojat e këtij komuniteti. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori