Moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema, është bërë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalë.

Prezantuesja i kishte mbajtur fansat të përditësuar gjatë shtatzënisë duke shpërndarë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale lidhur me pritjen e bukur me partnerin e saj, Vlashent Sata.


Në njoftimin e saj bëhet e ditur se djali ka ardhur në jetë ditën e djeshme (e shtunë, 20 gusht), ndërsa me këtë rast Dojna e ka shpërndarë një video me vogëlushin, të cilin e ka pagëzuar me emrin Nolan.

“Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata!”, është përshkrimi i videos.

Me këtë rast krahas pëlqimeve, Dojna ka marrë urime të shumta ndjekësit dhe personalitet e njohura të skenës dhe ekranit. /Telegrafi/