LAJMI I FUNDIT:

Dogani: LSDM të del publikisht të kërkojë falje për ngjarjet e 97-së në Gostivar, kurse Kuvendi ta institucionalizojë këtë ngjarje!

Dogani: LSDM të del publikisht të kërkojë falje për ngjarjet e 97-së në Gostivar, kurse Kuvendi ta institucionalizojë këtë ngjarje!

Gostivari, qyteti historik i vatrës kombëtare shqiptare, njihet me 9 korrikun e vitit 1997, datë kjo e krenarisë së dhimbshme në mbrojtje të flamurit kombëtar. Pasojat e ngjarjeve të përgjakshme të 9 Korrikut ishin tragjike dhe të përgjakshme, u vranë tre shqiptarë, u plagosën mbi 100 të tjerë, u keqtrajtua pa mëshirë çdo qytetarë jo maqedonas që gjendej nëpër rrugë. Qytetarët shqiptarë të Gostivarit organizuan një rezistencë në mbrojtje të përdorimit të flamurit kombëtar, sfidë kjo e cila iu kthye me një forcë të brutale dhe me burgosje të shumta. Për këtë ngjarje, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar pjesëmarrësin dhe i plagosur në këto ngjarje, Besim Doganin.

Dogani shpreh zhgënjimin e tij se edhe sot pas 19 vitesh, shqiptarët mbeten të poshtëruar dhe është shumë e ngjashme armiqësia ndaj shqiptarëve edhe sot e kësaj dite.


“Poshtërimi që iu bë qytetarëve paqësor të Gostivarit nga një sistem që fatkeqësisht edhe në ditët e sodit pas plot 19 vitesh mbetet shumë i ngjashëm dhe armiqësisht i orientuar ndaj shqiptarëve, jo vetëm që do të mbetet thellë në kujtimet e popullit shqiptar dhe do të jenë pjesë e historisë së saj të lavdishme të luftës për liri dhe barazi, por kjo datë do të mbetet si vendimtare për organizimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve të Maqedonisë. Ishte pikërisht 9 korriku shtytës më i fuqishëm dhe më vendimtar në grumbullimin e mllefit ndaj sistemit që solli edhe deri në krijimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë.
Nuk dua as të flas për dëshpërimin tim të madh lidhur me paturpësinë e politikanëve të cilët keqpërdorën politikisht këtë dhimbje por dhe krenari mbarëkombëtare. Ata radhazi krijuan karriera politike, zunë poste udhëheqëse duke i lënë në harresë qindra të rinj të cilët ishin nismëtar dhe bartës të rezistencës kundër sistemit dhe aparatit shtetëror”.
Ideali për flamurin kombëtar ishte dhe mbetet një shtytje, një frymë pa të cilën nuk e shohin veten të gjallë shumë patriot shqiptar edhe sot. Flamuri, gjuha shqipe, të drejtat e barabarta ishin fryma që e thithnim, ishin të vetmet arsye për të cilët jetonim në atë periudhë”, shprehet Dogani.

Dogani vë theksin te partia më e madhe maqedonase, LSDM. Ata, sipas Doganit duhet të kërkojnë falje publike shqiptarëve për 9 korrikun.

“Sot pas plot 19 vitesh është dita më ideale që Qeveria e Maqedonisë, partia më e madhe opozitare LSDM, të dalin dhe publikisht tu kërkojnë falje shqiptarëve për 9 korrikun, nëse e kanë ndërmend që të fillojnë, siç për çdo ditë pretendojnë, një epokë të re ku të gjithë qytetarët e këtij vendi do të trajtohen pa dallime

Sot është dita kur parlamenti shqiptar duhej solemnisht ta shpall këtë ditë pjesë të historisë shqiptare, dhe me një rezolutë t’ia përkujtojë Maqedonisë se ngjarjet e këtilla, jo vetëm që prishin miqësinë e mirë mes dy vendeve, por dhe nuk do të tolerohen.

Sot është dita më e qëlluar e të gjithë ditëve që partitë shqiptare në Kuvend të dorëzojnë një propozim për institucionalizimin e kësaj ngjarjeje, përmes të cilit kjo ngjarje do të shënohej si ditë e njohur zyrtarisht në historinë e Maqedonisë së re, si dita e luftës së drejtë të shqiptarëve për barazi, pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje do të merrnin statusin e luftëtarëve të lirisë, dhe do ti gëzonin të gjithë përfitimet morale dhe materiale.

Personalisht nuk kam asnjë pikë pendimi, por përkundrazi jam krenar dhe falënderues që më 9 korrik të vitit 1997 mu dha mundësia të shtroj jetën time para kombit tim, të derdh gjakun tim në mbrojtje të flamurit tonë kombëtar dhe së bashku me gjakun dhe jetën e shokëve të mundësojmë që ky flamur të valëvitet akoma më krenar”, shprehet Dogani për Telegrafi Maqedoni. /Telegrafi/

Lexo më shumë: Sot bëhen 19 vite nga ngjarjet e 97-së në Gostivar

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori