Dogana e Kosovës deri në mars të 2019 arriti t’i mbledh 295 milionë euro, ndërsa periudha e njëjtë e vitit 2020, Dogana inkasoi 23 milionë euro më pak. E shkak për këtë, po del të jetë pandemia COVID-19.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se kjo rënie është momentale, duke thënë se me normalizimin e situatës edhe ekonomia do të funksionojë.
“Të hyrat jo vetëm në aspektin për shkak të ndikimit të pandemisë që normalisht është njëri prej faktorëve por për shkak edhe të uljes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare ka ndikuar direkt në ulje të hyrave. Dua t’ju them se nëse vitin e kaluar kemi pas të hyra 319 milionë euro, derisa sot kemi 295 milionë, pra ka një ulje rreth 20 milionë më pak dhe nëse përkthehet në përqindje, ajo është 5-7 për qind.
Pra kjo rënie duhet të jetë vetëm momentale për shkak se presim që me normalizimin e situatës edhe ekonomia të funksionojë, dhe kur funksionon ekonomia, ne besojmë se do të rikthehemi në parametrat normal të të hyrave. Besoj se një apo dy muaj mund të rikthehemi dhe të tejkalojmë vitin e kaluar në aspektin e mbledhjes së të hyrave. Por kjo mbetët të shihet pasi që kjo është vetëm parashikim.Ulje nga pandemia patën edhe porositë online”, thotë ai.
Në dy javët e para sipas Stavilecit pandemia ndikoi me ulje prej 30 për qind, ndërsa gjatë vazhdimit të pandemisë kjo ulje shkoi deri në 50 për qind numri i porosive.
“Te porositë online, përveç që ka një ulje të porosive për shkak të pandemisë që filloj në Kinë, dhe kjo automatikisht reflektoj në uljen e porosive. Në dy javët e para reflektoj me ulje prej 30 për qind, ndërsa gjatë vazhdimit të pandemisë kjo u rrit deri në 50 për qind numri i porosive. Jo vetëm në Kosovë që porositë online po vonohen për shkak se po punohet me orare të shkurtuara dhe me më pak njerëz dhe për këtë arsye vijmë deri tek vonesat e ndryshme”, thotë ai.
Stavileci ka thënë se gjithë ata që i kompletojnë të gjitha dokumentacionin, mund t’i tërheqin blerjet e tyre online.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet